Kerkohet Puntor

  • Durrës, Tiranë
  • 803
  • Durrës, Tiranë
  1. PSZ Albania GMBH Shpk themeluar me 2012 eshte pjese aktive e suksesit Kombetar dhe Nderkombetar ne fushen e Montimit te kabllove, Elementeve drejtues si dhe Komponenteve Elektronike dhe Elektromekanike,pjese e grupit te sukseshem Gjerman PSZ Electronic GMBH. Emri i Grupit tone eshte i lidhur ngushte me nje eksperience 10 vjecare,histori suksesi dhe me nje veprimitari ndërkombëtare në fushen elektronike.
    Sipermarrja PSZ Electronic GMBH ne total numeron rreth 850 te punesuar, realizon nje nderlidhje me kompani te huaja persa i perket Prodhimit te kabujve, Pjeseve perberese Elektromekanike, Komponenteve Elektronike per sisteme te ngrohjes, sisteme inxhinjerike mjeksore sipas kerkesave specifike te klinteve tane ne mbare boten.
    Menaxhimi si pasoje e zgjerimit te kompanise dhe biznesit aktual,ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Tekniku nen Departamentin Teknik i cili do te jete pjese e Ekipit te PSZ Albania per te permbushur kerkesat dhe objektivat e percaktuara. Ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.

    POZICIONI I PUNES : Teknike projektesh

    PERSHKRIMI:
    Tekniku i Projekteve eshte i angazhuar ne ndjekjen dhe perditsimin e projekteve. Ato duhet te pergatisin dhe testojne produkte te reja te klienteve bazuar ne standartet e cilesise gjithashtu duhet te shoqerojne te produktet me dokumentacionin perkates.

    DETYRAT/PERGJEGJESITE

    Pergatitja e shablloneve te para
    Pergatitja e instruksioneve te prodhimit
    Sigurimi i veglave te nevojshme
    Rregjistrimi i te dhenave ne system

    KUALIFIKIMET, EKSPERIENCA ,AFTESITE,NJOHURITE:

    Edukimi : Arsim i larte ne shkenca inxhinjerike (Avantazh)
    Eksperienca ne pune: Vite eksperience pune (Avantazh)
    Gjuhet : Gjuha Angleze e detyrueshme, Gjermanisht (Opsionale)
    Aftesi kompjuterike : Njohuri te mira te paketes Microsoft Office, Autocad (Opsionale). Te tjera :
    Aftesi te mira organizuese, koordinuese, planifikuese dhe monitoruese.
    Aftesi te mira komunikimi.
    Aftesi te mira analitike.

    MENYRA E APLIKIMIT : Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre (CV dhe Referenca)
    me e-mail ne adresen tone elektronike [email protected]

    ADRESA :Autostrada Tirane-Durres KM 14,Muç