TERMAT DHE KUSHTET

Termat & Kushtet e Platformës merkato.al

Platforma merkato.al ka Termat & Kushtet e saj për të ofruar një shërbim korrekt dhe bazuar mbi një rregullotor. Më poshtë ne do t`ju njohime me termat dhe kushtet që çdo individ apo kompani e regjistruar në platformën tonë duhet t`i zbatojë.

Regjistrimi në platformë

Çdokush ka të drejtën të jetë pjesë e platformë, por duhet të vendosë të dhëna të sakta në fushat e kërkuara. Nësë nuk janë vendosur të gjitha të dhënat, merkato.al ka të drejtën për të mos aktiziuar llogarinë tuaj.

Çdokush që ka një llogari aktive, e cila do të jetë pa pagesë, ka të drejtë të postojë listime. Këto listime duhet të përmbajnë informacionet e domosdoshme që të interesuarit të kenë mundësi të marrin informacionet e duhura. Në raste se listimet tuaja do kenë mangësi të shumta në dhënie informacioni, ato nuk do të publikohen nga platforma.

Kategorizimi i listimeve

Listimi juaj duhet të vendoset në kategorinë  që e përshkruan më së miri produktin apo shërbimin tuaj. Nëse ju zgjidhni kategorinë ndryshe nga çfarë listimi juaj i përket, ju nuk do mund të gjeneroni fushat e duhura për të dhënë informacion. Fushat dhe kategoritë e listimeve kryesore ju do i keni të gjeneruar nga platforma automatikisht. Ju duhet të qëndroni brenda këtyre kategorizimeve

Listimet e duplikuara

Nuk ju lejohet të postoni më shumë se një listimi për të njejtin produkt njëkohësisht. Listimet që kanë përmbajtje të njejtë konsiderohen si të duplikuara nuk do të publikohen ose do të shqyrtohen dhe mund të fshihen pasi janë publikuar.

Linqe të jashtme

Nuk ju lejohet të përfshini linqe të njoftimeve të tjera apo linqe të faqeve të tjera të tjera online.  Linqet lejohen vetëm në rast se ato referojnë specifikimet e listimit tuaj apo produktit ose shërbimit i cili gjendet në njoftim.

Fotografitë dhe videot

Ato duhet të jenë në lidhje me produktin ose shërbimin që është në listim. Për automjete dhe prona fotot apo videot duhet të jenë të automjetit/pronës aktual që është në listim. Ato nuk duhet të pëmbajnë logo, emra të kompanive, faqe të internetit, ose ndonjë informatë tjetër që mund të interpretohet në përgjithësi si marketing i biznesit. Nëse këto rregulla shkelen njoftimi juaj do të fshihet automatikisht nga platforma.

Etika dhe Autorësia

Platforma merkato.al i qëndron rregulloreve dhe komunikimit etik.  Përmbajtje të papërshtatshme drejtuar grupeve etnike, personave privat ose figurave publike nuk do të lejohen dhe fshihen automatikisht pa njoftim nga platforma.  Foto jo etike dhe përmbajtje jo etike nuk duhet të përdoren. Dhe nëse kjo përsëritet platforma do t`ju fshijë automatikisht llogarinë tuja, cilado qoftë ajo.

Përgjegjësia dhe Të dhënat personale

Platforma merkato.al nuk është përgjegjëse për natyrën e produktit apo shërbimit të listuara. Kjo përgjegjësi i takon vetëm shitësit ose njoftuesit.  Kësisoj nëse produktet apo shërbimet nuk janë të loguara nën logon e merkato.al nuk mbahet kurrsesi përgjegjësi.

Platforma merkato.al garanton mbrojtjen të dhënat e tuaja personale dhe të parandalojë keqpërdorimet e të dhënave që pranohen nga konsumatorët, por ne nuk mund të garantojmë se masat tona mbrojtëse do t’i ndalojnë palët e treta nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale.   Politikat e privatësisë të publikuara në këtë faqe të internetit janë të bazuara në ligjin për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Shqipërisë”.

Si funskionon

Është shumë e thjeshtë dhe lehtësisht e menaxhueshme

Regjistrohuni dhe filloni të shisni në Platformën merkato.al

Gjithçka e gjeni në një vend prona, makina, punë dhe produkte