Kerkohet Drejtor/e & Teknik/e

  • Tiranë
  • 551
  • Tiranë
  1. Ofroj Vend Pune Drejtor/E Teknik/E
    Aluflor interesuar te punesoje nje Drejtor/e Teknik/e, qe te plotesoje kriteret e meposhtme:

    Kriteteret : – Diplomë Universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose Inxhinieri Mekanike.
    – Mbi 10 vjet eksperiencë pune në fushën e Inxhinierisë (preferohet te kete eksperience edhe me fasadat).
    – Preferohet te kete studiuar/punuar jashte ose te kete eksperience pune me te huajt.
    – Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
    – Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, AutoCAD etj.
    – Aftësi shumë të mira organizuese, menaxhuese dhe koordinuese.
    – Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
    – Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
    – Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

    Detyra dhe pergjegjesi: – Mbikqyrja e proçesit të projektimit, prodhimit dhe montimit dhe të gjitha procedurat që përfshihen në të.
    – Hartimi i planit të punës dhe ndërtimi i strategjisë në lidhje me realizimin e objektivave dhe afateve të vendosura.
    – Programimi dhe mbikëqyrja e të gjithë aktivitetit të Departamentit.
    – Merr pjesë në punësimin e punonjësve që i përkasin këtij departamenti dhe siguron mbarëvajtjen e punës duke zbatuar me përpikmëri Rregulloren e Brendshme të Kompanisë.
    – Delegon përgjegjësitë dhe detyrat te vartësit e drejtpërdrejtë.
    – Bën çdo ditë raportim tek eprori i drejtpërdrejtë.
    – Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.

    Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne:
    E-mail: [email protected]
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për proçedura të mëtejshme.
    – Personi duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë.

    Adresa: Rr “Xhanfize Keko”, Porcelan, Tirane