Kerkohet Bukepjekes/e

  • 679
  1. Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e: Bukëpjekës/e

    Përshkrim i përgjithshëm
    Bukëpjekësi gatuan dhe përgatit të gjitha llojet e produkteve të brumit sipas recetave. Bëjnë kontrollin e cilësisë dhe të sasisë së produkteve si dhe kontrollojnë standardet e shërbimit.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Kryejnë punët e kërkuara në prodhim;
    Kryejnë gatimin në mënyrë të pavarur të të gjitha llojeve të produkteve të brumit;
    Kontrollojnë furrën, linjën e makinës së paketimit dhe mikserit;
    Bëjnë përgatitjen e produktit sipas recetave;

    Kualifikimet dhe Aftësitë:
    Të kenë mbaruar kurse ose të zotërojnë kualifikime në lidhje me këtë pozicion;
    Të kenë eksperiencë pune në këtë pozicion të paktën 3 vjet;
    Ruajtja e standardeve të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
    Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;

    Aftësi për të punuar në grup;
    Fleksibilitet me orarin e punës;

    Ofrohet:
    Pagesë e kënaqëshme
    Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

    Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose të kontaktojnë në numrin e

    Tel. 0686082912
    Vendi i punësimit: Kodra e Diellit 1