Kerkohet Menager

  • 672
  1. Ju fton për të aplikuar në pozicionin Magazinier

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    • Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e të gjitha materialeve që ndodhen në magazinë;
    • Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton cdo lëvizje në magazinë (hyrje/dalje);
    • Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon cdo kategori e tyre;
    • Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrja në dorëzim) apo
    daljes (dorëzimit të materialeve) si fletëhyrje, fletëdalje, procesverbale etj;
    • Njeh shumë mire vendodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok;
    • Mban procesverbale për cdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim;
    • Plotëson ditarin e magazinës për cdo lëvizje në magazinë, hyrje/dalje dokumentat dhe kartelat përkatëse;
    • Të bëjë sistematikisht inventaret për të gjitha sektorët e magazines;
    • Të kujdeset për mirëmbajtjen e magazines;
    • Të bëjë kryej veprimet hyrëse dhe dalëse në programin financiar të magazinës;
    • Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që i kërkohen nga eprori i drejtëpërdrejtë;
    • Bën raportime ditore tek eprori i drejtëpërdrejtë;
    • I aftë për të marrë përgjegjësi;

    Ofrohet:
    • Pagesë konkuruese
    Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
    Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.