- Kerkohet Te Punesohet Kuzhinier / Kuzhiniere
Bouganville Bay Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), fton profesionistë të aplikojnë në pozicionin e: Kuzhinier (m/f)Përshkrim i përgjithshëm: Kuzhinieri bashkërendon dhe siguron që të gjitha produktet përgatiten, gatuhen dhe shërbehen në përputhje me recetat e standardizuara, sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA.
Detyrat dhe Përgjegjësitë: Plotëson standardet e sigurisë ushqimore për përgatitjen, ruajtjen dhe shërbimin e ushqimit;
Përgatit ushqimet në përputhje me recetat e standardizuara dhe sigurohet të kenë kualitetin e duhur për të plotësuar kërkesat e klientit;
Mban pastër ambjetin dhe pajisjet e punës sipas procedurave HACCP;
Trajnon punonjësit të përgatisin dhe gatuajnë produktet ushqimore sipas recetave;
Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
Regjistron temperaturën e ushqimeve në dokumentacionin e kërkuar;
Bashkëpunon me të gjithë stafin gjatë procesit të punës;
Bën ruajtjen e mishit, peshkut dhe produkteve të tjera ushqimore në kushtet teknike dhe frigoriferike të kërkuara;
Siguron që pajisjet e kuzhinës të mirëmbahen siç duhet;
Përcakton llojin dhe sasinë e ushqimit që nevojitet për tu përgatitur;
Siguron që të gjitha produktet ushqimore dhe kuzhina të pastrohen dhe të jenë gati për turnin ardhshëm.Kualifikimet dhe Aftësitë: Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil;
Të ketë jo me pak se 3 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme;
Të jetë i/e detajuar, i/e shpejtë dhe i/e saktë;
Aftësi për të punuar nën presion;
Aftësi shumë të mira organizative;
Aftësi për të krijuar një atmosferë pune pozitive;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
Fleksibilitet me orarin e punës;
Njohuri të gjuhëve të huaja përbën avantazh;Ofrohet:
Pagesë konkurueseShënim: Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: [email protected] ose të telefonojnë në numrin +355686082912